A duhet të shqetësohet BE për ndihmën që Turqia i jep Shqipërisë? Erdogan: Ne jemi vëllezër

E Hënë 17 Janar 2022, 17:49
TiranaPost
Presidenti, Recep Tayyip Erdogan, u pyet në një konferencë për shtyp në Tiranë nëse duhet të shqetësohet BE-ja për mbështetjen e madhe që Turqia po i jep Shqipërisë.
Erdogan: Më kape ngushtë, kështu quhet, por unë nuk jam kapur ngushtë me këtë pyetje dhe dua ta sqaroj. Miqësia, rregullat e vëllazërisë janë të ndryshme pasi brenda vëllazërisë ka lloj lloj mbështetjesh. Ka marrëdhënie dy palëshe. Po flasim për një situatë për rastin pas tërmetit. Prandaj ne ndërtuam këtë projekt në mënyrë të shpejtë. Ne jemi vëllezër. Asnjëherë nuk duhet ta vini në dyshim.
Tiranapost.al