Politikë

A është 17 maji 2020 një datë e qëllimtë?! Para tre vjetësh Edi Rama dhe Lulzim Basha u takuan dhe vendosën...

A është 17 maji 2020 një datë e qëllimtë?! Para

Portali Newsbomb risjell në vëmëndje me nje tekst të shkurtër datën 17 maj bashkë më foton historike të marrëveshjes që nuk u zbulua kurrë, por ndoshta po zbatohet. Ndoshta kjo shpjegon edhe gjysmë- mbrojtjen e Bashës ndaj nje kauze si ajo e Teatrit Kombëtar.

Newsbomb shkruan:

Nuk është thjesht koicidencë. Duket se data 17 maj 2020 për të shembur Teatrin Kombëtar është vendosur qëllimisht e tillë.

Në 17 maj 2017, të gjithë shqiptarët kujtojnë atë takim kokë më kokë mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit të opozitës Lulzim Basha, raporton newsbomb.al.

Ishte viti kur pas më shumë se 6 orësh, opozita vendosi që të hyjë në zgjedhje pasi Edi Rama hoqi dorë nga drejtimi i 6 ministrive, duke ia lënë vendin përfaqësuesve të opozitës, Partisë Demokratike.

Dy liderët, Rama dhe Basha, në 17 maj 2017 dolën nga selia e kryesisë së kuvendit me një shtrëngim duarsh. Edhe pse opozita kishte kërkuar qeveri teknike për të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit të atij viti, ra dakord që të hynte në zgjedhje me një arnim në qeverinë Rama, por me këtë të fundit kryeministër.

Sot pas tre vitesh, me shembjen e Teatrit Kombëtar, duket se u shemb edhe teatri i vërtetë i dy liderve kryesorë të politikës.