Politikë

A i kënduan për 23 milionë lekë kryeministrit në tunelin e Kardhiqit grupi polifonik? Rama vë buzën në gaz dhe përgjigjet

A i kënduan për 23 milionë lekë kryeministrit në

Ky grup polifonik mendohet se është paguar nga Bashkia e Sarandës me shumën e 23 milionë lekëve të vjetra për t’i kënduar kryeministrit në inagurimin e tunelit Kardhiq-Delvinë.

Edi Rama në konferencën për shtyp tha se e dëgjon këtë për herë të parë, dhe se nuk ka asnjë dijeni të tillë. Ai ja kaloi këtë (në rast se ka ndodhur) si e drejtë e Bashkisë Sarandë për të përdorur fondet.

Rama: E para e punës është hera e parë që e dëgjoj këtë. E dyta e punës është një përrallë. Është pak, por e sigurt. E treta, me këtë rast unë mendoj se është mirë ta studioni pak më shumë polifoninë për të kuptuar se edhe kur bëhet fjalë për referime të caktuara të personave kjo nuk ka të bëj me të kënduarit për mua, por me natyrën e këtij folklori. Për sa i përket pagesës nga Bashkia e Sarandës. Nuk jam në dijeni. Nuk jam unë që jap visto se si i menaxhon fondet Bashkia e Sarandës. Dhe ju nëse doni që të ardhurat e Bashkisë të Sarandës të shpenzohet ndryshe. Kandidoni, fitoni dhe investoni ndryshe.