A ka presion politik mbi SPAK? Dumani: Jemi të shurdhër nga retorikat politike
E Mërkurë 22 Maj 2024, 12:18
TiranaPost
Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani duke folur në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve iu përgjigj edhe disa prej pyetjeve të deputetëve. Pyetja që ju drejtua Dumanit ishte nëse SPAK ka presion politik.
Dumani u përgjigj se janë të “shurdhët” nga retorika politike dhe se janë përgjegjës përballë ligjit dhe shoqërisë civile.
Dumani: Disa shefa komisariatesh e shefa krimesh janë përfshirë në krime. Por, me Policinë ne bashkëpunojmë përditë. Ne kemi marrëdhënie procedurale në rastet kur na duhet t’i thërrasim. Ne jemi të shurdhët nga retorikat politike. Jemi përgjegjës përballë ligjit dhe shoqërisë civile.