Politikë

A keni biseduar me Berishën se ku do të kandidojë? Basha përgjigjet me një fjali

A keni biseduar me Berishën se ku do të kandidojë? Basha

Ndryshe nga intervista e pak javëve më parë ku Basha tha se Berisha mund të kandidojë ku të dojë,  sot i pyetur nga Ilva Tare nëse ka biseduar me Berishën se ku do të kandidojë ai për zgjedhjet e 25 prillit, Basha u përgjigj me vetëm një fjali:

Ku do kandidojë Berisha, e keni biseduar?

Basha: Nuk e di.

Edhe vetë siç deklaroi ende nuk e ka caktuar se ku do kandidojë, duke përmendur një proces vendimmarrje në PD.

Por a do jetë Basha përballë Ramës? A po pret Basha se ku do kandidojë Rama për të treguar dhe ai nëse do jenë përballë apo jo?

I pyetur nëse do jetë përballë kryeministrit, Basha thotë:

Nuk mund as ta pohoj as ta mohoj se ai e ndryshon, njëherë në Durrës njëherë në Vlorë,  po nuk më intereson kjo mua. Lista jonë ekipi ynë ka për të marrë përsipër përgjegjësi të madhe. Ramën e konsideroj të mbaruar kapitullin e tij, sfida ime është ndryshimi që do sjellim.