A keni një këshillë për Edi Ramën? Ja si ju përgjigj Ditmir Bushati Erla Mëhillit
E Hënë 15 Prill 2024, 22:03
TiranaPost
Ditmir Bushati, i ftuar nga Erla Mëhilli si ish ministri i jashtëm për të folur për dronet e Iranit dhe luftën, tha se jemi në një rend të ri ndërkombëtar dhe se e vjetra po vdes.
Ndërsa në fund të intervistës, Erla Mëhilli i kujtoi atij se nuk e kishte harruar që është edhe socialist dhe se nuk e ka ftuar si analist, duke e pyetur për raportet me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste. E pyetur se nëse do kishte një këshillë për Edi Ramën, sot, Bushati u përgjigj:
"Kam pasur me Edi Ramën një raport njerëzor edhe para se të futesha në politikë, edhe gjatë kohës që kam qenë ministër dhe aktiv në politikë dhe besoj edhe tani si politikan jo aktiv. Po të kisha një këshillë, s'do ja jepja publikisht por direkt atij…"