Politikë

A mund të ketë koalicion me LSI pas zgjedhjeve? Ja si përgjigjet Edi Rama

A mund të ketë koalicion me LSI pas zgjedhjeve? Ja si përgjigjet

Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Kjo Javë” ka folur për mundësinë e koalicioneve post-zgjedhore me LSI-në ose PD. Rama ka përjashtuar kategorikisht mundësinë e të bërit koalicion me LSI-në, ndërkohë që nuk i është referuar PD-së në përgjigje të pyetjes së gazetares Nisida Tufa:

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Ata kanë bërë një kontratë parazgjedhore dhe pastaj janë future në zgjedhje veç e veç. Kjo është e pandodhur, është diçka shumë domethënëse. Kontrata e tyre parazgjedhore është në fakt një kontratë që noterizon pengmarrjen e Lulit nga Monika për llogari të Ilirit dhe të Saliut. Iliri dhe Saliu duan me çdo kusht që të garantohen që Luli nuk ju del nga duart. Monika është garantja e kësaj nevoje përmes një kontratë e cila ka edhe një pjesë të fshehtë. Në pjesën e fshehtë janë ndarë edhe detyrat dhe kapja prej fyti e Lulit është bërë shumë e strukturuar. Por thënë kjo, Partia Socialiste nuk do ketë nevojë të kërkojë ndihmë për të formuar qeverinë sepse PS do të marrë një rezultat që nuk do të jetë asesi më i ulët sesa rezultati që mori në 2017-n. Madje do të jetë më i lartë se rezultati që mori në 2017-n, nuk ka asnjë mundësi që Partia Socialiste të bjeri nën numrin e nevojshëm për të formuar qeverinë sepse nuk ka ku bie. Janë numra, nuk është çështje opinionesh dhe ky është një spekulim. Natyrisht që po, do të ishte shumë e rëndësishme dhe unë do të bëj gjithë përpjekjet e mia që klima e marrëdhënieve mes palëve të ndryshojë sepse nuk mund të vazhdohet kështu.

Nisida Tufa: Po nëse do të duhej, do të anonit më shumë nga PD apo LSI?

Edi Rama: Kjo është një pyetje që unë nuk besoj se ka dyshim. Me LSI-në asnjëherë, në asnjë rast, për asnjë arsye.

Tiranapost.al