Politikë

A po bëhet fushatë agresive? Veliaj: Krahasimet për t’u bërë të qartë qytetarëve ndryshimet

A po bëhet fushatë agresive? Veliaj: Krahasimet për t’u

Kreu i Bashkisë së Tiranës dhe njëkohësisht drejtuesi politik i Partisë Socialiste në kryeqytet, Erjon Veliaj i ftuar në emisionin “Ilva Now” ka komentuar fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 Prillit që është karakterizuar nga tonet e ashpra dhe retorika agresive.

Veliaj është shprehur se kjo strategji komunikimi është përzgjedhur për t’iu treguar qytetarëve qartazi cilat janë ndryshimet mes palëve, ku nënvizon se kreu i PD, Lulzim Basha është "i kapur" nga interesat e familjarëve, por edhe të Berishës dhe Metës.

“Tirana duhet ta ketë të qartë se taktika e Lulzim Bashës dhe PD-së, në fushatë është largo Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, Sali Berishën dhe Kunatin e Bashës, por që në fund rikthehen sërish ata. Pra, në fushatë ai nuk i nxjerr, por në pushtet dhe kur të vijë puna për të vjedhur ta dini që ata do të jenë.”- ka thënë Veliaj për gazetaren Ilva Tare.

Tiranapost.al