Politikë

Akuzat për inceneratorët, Rama- Bashës: Simptomat e mungesës së programit do të bëhen edhe më të turpshme

Akuzat për inceneratorët, Rama- Bashës: Simptomat e mungesës

Akuzat e kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha për inceneratorët, kryeministri Edi Rama i quajti simptoma të mungesës së programit.

Rama theksoi se në këtë periudhë fushate fjalori shqip do të njohë shpërdorim të madh si nga ana e PD dhe LSI të cilën ai e quajti parti presidenciale. Kryeministri tha se qeveria e tij nuk mund të bëjë asgjë përballë kësaj marrëzie siç e quajti ai, përveçse do të fokusohen që familjet e dëmtuara nga tërmeti të kthehen në shtëpi.

Kreu demokrat ka hedhur akuza ndaj kryeministrit lidhur me inceneratorin e Elbasanit dhe të Fierit, të cilat i ka quajtur afera të pastra mafioze.

Denoncimet e Bashës për incernatorët?

Rama: Është periudhë kur simptomat e mungesës së programit do të shkojnë duke u bërë më të dukshme, më të turpshme dhe fjalori shqip do të njohë shpërdorim të madh si nga ana e PD dhe partisë presidenciale dhe përballë kësaj marrëzie ne nuk mund të bëjmë asgjë veçse të bëjmë punën tonë në drejtim të njerëzve duke pasur në fokus ata që duhet të kthehen në shtëpi apo edhe në drejtim të organizimit që në platformën e aplikimeve për njerëz që duan të na bashkohen në skuadrën tonë të 2021. Në kaq pak ditë kemi më shumë se 50 shprehje interesi. Ne do të bëjmë një proces që të integrojmë të gjithë ata që kanë potencial. Skuadra jonë do të jetë nga ata që do të ketë edhe eksperiencës dhe energjinë e re.