Albin Kurti ia dedikon fjalimin e tij të rinjve që po largohen nga Shqipëria e Kosova: E di që nuk kemi bërë sa duhet

E Diel 27 Nëntor 2022, 11:54
TiranaPost
Kryeministri i Kosoës Albin Kurti në fjalimin e tij në mbledhjen e përbashkët të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kosovës e fokusoi fjalën e tij tek të rinjtë që po largohen dhe tha se dy vendet tona duhet të bëjnë më shumë.
“Situata nuk është askund e kurrë rozë, rrezik eshtë mosveprimi dhe jo veprimi. Vendet tona po rrezikohen nga largimini të rinjve. Nuk dua që në ditën e flamurit të flas për probleme. Dua t’ju jap një mesazh atyre që kanë marrë rrugën e dhimbshme të kurbetit. Ata janë burim të ardhurash, por edhe kulturash. E di që atje nuk po shkoni për qejf por prej brengës dhe s’keni marrë besim që të rrini këtu. Duhet të bëjmë ne më shumë,” u shpreh Kurti.