Politikë

Aleatët e PD në një zë: Të dalim me një kandidat në zgjedhje, përndryshe fitore e Ramës

Aleatët e PD në një zë: Të dalim me një kandidat

Aleatet e Partisë Demokratike si Fatmir Mediu i republikaneve, Agron Duka i Partisë Agrare Ambjentaliste dhe Dashamir Shehi i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar kërkojnë që opozita të dalë në zgjedhjet vendore të 2023-it me një kandidat të vetëm, për të pasur mundësi për të fituar.

“Opozita duhet të shkojë në zgjedhjet lokale me një kandidat. Primaret nuk duhet të jenë brenda një subjekti politik, ato duhet të jenë të hapura ku qytetaret të votojnë për kandidatin më të mirë. Nëse do kemi shumë kandidatë, do jetë e vështirë për opozitën. Qytetarët gjithashtu duhet të përfshihen në proces”, u shpreh Mediu.

Dashamir Shehi tha se “Opozita duhet të përfaqësohet me një kandidat në zgjedhje. Në 6 mars kandiduam në 6 bashki dhe humbëm 5. Aventura me 2-3 kandidatë, është fitore e Ramës. Përveç primareve, mund të zhvillohen edhe sondazhe me qytetarët”

Ata paralajmëruan se nëse nuk do të ketë një kandidat të përbashkët nga radhët e opozitës, atëherë PS mund të marrë shumicën e bashkive.