Politikë

Alibeaj vendos të shkojë në zgjedhje me kandidatë për 61 Bashkitë

Alibeaj vendos të shkojë në zgjedhje me kandidatë për

Partia Demokratike e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj ka vendosur të futet në zgjedhjet e 14 Majit me të 61 kandidatët për kryetarë bashkie dhe ato për anëtarë të Këshillave Bashkiakë.

Vendimi erdhi pas një takimi maratonë të Kolegjit të Kryetarëve të PD, ku pati mjaft debate në lidhje me mënyrën e përfaqësimit në këto zgjedhje nga kjo forcë politike.

Diskutimet brenda këtij grupimi ishin në lidhje me një listë të plotë emrash për të 61 bashkitë, apo vetëm për këshillat bashkiakë.

Pritet që vendimin përfundimtar ta marrë Kryesia e PD.