Politikë

Alimehmeti tërhiqet nga balotazhi i primareve të PD për Tiranën

Alimehmeti tërhiqet nga balotazhi i primareve të PD për

Ilir Alimehmeti është tërhequr nga gara e Primareve të PD për Tiranën. Në një Konferencë për mediat në mbrëmje, kandidati i Tiranës i cili doli në balotazh me Belind Këlliçin bëri të ditur tërheqjen e tij nga kjo garë.

“Që në fillim kam qenë i bindur që rolin kryesor duhet ta kishte anëtarësia që dje foli pro Këlliçit. Sido të shkonte do t’i isha në krah. Kjo është shenja e parë, të njohësh votën e ta respektosh. Do vijojmë punët përkundrejt fitores në 14 maj,” tha Alimehmeti.

Belind Këlliçi tha se tashmë garën do ta zhvillojnë bashkë.

“Jam ndjerë i privilegjuar dhe krenar që kam qenë në një garë me dr. Ilir Alimehmetin. Nga ky moment fillojmë fushatën së bashku përballë Erion Veliajt”, tha Këlliçi në Konferencën për shtyp së bashku me Alimehmetin.

Primaret e PD për Tiranën çuan në balotazh Alimehmetin dhe Këlliçin.