Politikë

Analisti Nano për marrëveshjen e fshehtë që paralajmëroi Yuri Kim: Po folën me emra hapen letrat

“Shpresoj që të mos ketë një marrëveshje të fshehtë për të vrarë Reformën në Drejtësi. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë dhe jo e përkryer, por është e nevojshme, është duke bërë përparim dhe duhet të vijojë”.

Analisti Nano për marrëveshjen e fshehtë që

Kjo ishte deklarata e ambasadores amerikane në Shqipëri Yuri Kim që ka hapur debatet politike në vend. Këtë deklaratë e ka komentuar edhe analisti Mustafa Nano, i cili shprehet se ambasadorja Kim nuk mund të flasë me emra për shkak të etikës diplomatike dhe se nëse vendos ti bëjë publike, do të thotë se i ka ardhur në majë të hundës.


Analisti Nano tha:

“Do të kompomentohej etika diplomatike nëse do të fiste me emra. Edhe pse diplomatët përpiqen ta fshehin këtë fakt, po folën me emra, letrat hapen. Herë pas here, ata kanë folur me emra, por e kanë bërë kur u ka vajtur në majë të hundës. Ne kemi parë që presidenti Meta nuk e priti në zyrat e veta. Ne e kemi parë Metën që ka një marrëdhënie të vështirë me disa ndërkombëtarë. Shumica e njerëzve besoj bëjnë këtë lexim që bëj unë”.

Në intervistën për Tema (Tv T) Nano jep opinionin e tij ku thotë se ambasadorja amerikane e ka pasur mesazhin për disa faktorë në opozitë, që sipas tij po përpiqen të vënë shkopinj nën rrota.

“SHBA dhe të tjerët janë investuar te reforma në drejtësi. Kur flet për lojëra politike, flet për njerëz apo politikanë që përpiqen të vënë shkopinj nën rrota.

E ka me faktorë në opozitë, nuk e di se me kë, nëse supozojmë se maxhoranca po e merr në dorë sistemin është për tu trembur. Por Vetingun nuk e ka pasur në kontroll. Kanë dalë nga sistemi të majtë e të djathtë. Ndërsa për emërimin mund të lindë një farë diskutimi".

Analisti Nano për marrëveshjen e fshehtë që