Apeli dënon me 1 vit burg deputetin Ervin Salianji
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin që e dënon me 1 vit burg deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji.
Avokati i deputeti demokrat Ervin Salianji, tha se vendimi është i formës së prerë dhe në këtë rast deputeti humb mandatin automatikisht.
Kur do të ekzekutohet si do të ekzekutohet vendimi, do të vendoset nga Prokuroria.
Dënimi i Salianjit lidhet me çështjen “Babale”, një rast që përfshinte akuza për inskenimin e një videoje të pretenduar ku një person fliste në emër të vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, duke aluduar për përfshirjen e tij në aktivitete të paligjshme.
Ervin Salianji u akuzua për “kallëzim të rremë”, me pretendimin se videoja dhe akuzat që ai dhe të tjerë ngritën publikisht ishin të fabrikuara për të dëmtuar figurën e Xhafajt dhe për të krijuar një skandal politik. Gjykata vendosi se provat nuk ishin të mjaftueshme për të mbështetur pretendimet e tij se nuk ishte i përfshirë në këtë ngjarje.
Salianji ka ankimuar vendimin, ndërsa për dy vjet seancat nuk u zhvilluan për mungesë të avokatëve të tij.