Politikë

Arbër Çekaj braktis seancën në shenjë proteste, iu refuzua kërkesa për gjykim jo të shkurtuar

Arbër Çekaj braktis seancën në shenjë proteste, iu

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Arbër Çekajt për t’u gjykuar me procedurë të zakonshme dhe jo të shkurtuar. Arbër Çelaj është akuzuar për trafikun e 613 kilogramëve kokainë, që mbërritën nga Amerika Latine në kontenierët me banane të porositura nga kompania e tij.

Pasi Gjykata e Posaçme hodhi poshtë kërkesën e tij, Arbër Çekaj në shenjë proteste ka braktisur seancën duke larguar edhe avokatët nga mbrojtja.

Në seancën e shtatorit 2020 ai u dënua me 14 vite burg, por avokati i tij Maks Haxhia ka apeluar vendimin duke thënë se vendimi është skandaloz e qesharak sepse ndaj tij sipas tij nuk ka asnjë provë.

*Tiranapost.al