Politikë

Artan Grubi: Nuk është më tabu që kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut të jetë shqiptar

Artan Grubi: Nuk është më tabu që kryetari i Kuvendit

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi tha se arritjet e shqiptarëve në RMV janë të padiskutueshme , teksa shtoi se nuk është më tabu që kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut të jetë shqiptar.

“Nuk është tabu që kryetari i Kuvendit të jetë shqiptar. Me Shqipërinë nuk kemi asnjë çështje të hapur, por kemi marrëdhënie bilaterale. E para, hapja e një vendkalimi të ri kufitar mes dy vendeve, formimi i komisionit të përbashkët që do përcaktojë vendndodhjen e rrugëve, llojet e ngarkesave dhe udhëtarëve, ka të bëjë me 2 autostradat tona në Korridorin 8. E dyta, hekurudha Shkup-Durrës, dhe e treta që është nismë e Ramës, bëhet fjalë për Portin e Thatë në Strugë. Falënderoj kryeministrin Rama që na mundësoi qasjen e një vendi pa det në portin e Durrësit dhe vetëm në këtë mënyrë zhvillohen marrëdhëniet vëllazërorë”, tha Grubi.