Politikë

Artan Lame lë Kadastrën, flitet se do kandidojë për një nga bashkitë e jugut

Artan Lame lë Kadastrën, flitet se do kandidojë për një

Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, është larguar nga detyra dhe në vend të tij pritet të vijë Dallëndyshe Bici. Bici aktualisht mban postin e Kryeinspektores së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Lame i cili që nga vitit 2013-2019 ka mbajtur postin e drejtorit të Përgjithshëm të ALUIZNI-t, ndërsa nga 2019 e deri më sot drejton Kadastrën përflitet në media se do të kandidojë për kryebashkiak.

Sipas tyre, Lame është një nga emrat që ka zgjedhur kryeministri Edi Rama për të kandiduar në një nga bashkitë e jugut të vendit.

Megjithatë kjo mbetet për tu konfirmuar pasi ende deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar.