Politikë

As në Shkodër nuk do përsëriten zgjedhjet, rrëzohet një tjetër kërkesë e PD

As në Shkodër nuk do përsëriten zgjedhjet, rrëzohet

Kërkesat e Partisë Demokratike që në qarqe të ndryshme të vendit të mos njihen zgjedhjet vijojnë të rrëzohen nga Kolegji Zgjedhor.

As në Shkodër nuk do të ketë përsëritje të zgjedhjeve, sepse procesi ka shkuar siç duhet. Vendimin e mori Kolegji Zgjedhor duke rrëzuar kërkesën e PD dhe LSI për shpalljen si të pavlefshëm të rezultatit për 25 prillin.

Të paktën Partia Demokratike dërgon përfaqësuesit e saj gjatë shqyrtimit të kërkesave të tyre, ndërkohë që LSI nuk paraqitet dhe as nuk njofton mospraninë e saj.

Më parë Kolegji Zgjedhor Gjyqësor ka rrëzuar edhe katër padi për qarqet Gjirokastër, Durrës, Vlorë, Tiranë.

*Tiranapost.al