Politikë

As të djathtë e as të majtë, por elektorati gri do vendosë për 25 Prillin. E di edhe Edi Rama

As të djathtë e as të majtë, por elektorati gri do

Elektorati gri do të vendosë për 25 Prillin! Kryeministri Rama në prezantimin e programit për Drejtësinë që Duam, i bëri thirrje elektoratit gri që të votojnë në zgjedhje, të cilët siç deklaroi ai, do të vendosin edhe fatin e reformës në drejtësi: 'Ju them të gjithë të pavendosurve, të pakënaqurve se në 25 prill do të vendoset për fatin e drejtësisë'.

Edi Rama:

Qofshi ju të PD, apo optimist, apo të zhgënjyer, s’mund të kthehen në votë për të zgjidhur hallin tuaj. Ju them të gjithë të pavendosurve, të pakënaqurve se në 25 prill do të vendoset për fatin e drejtësisë. Fatin e drejtësisë, i cili dukej i shënjuar një herë e mirë deri kur ne ndërmorëm me kurajo rrugën me plotë të panjohura të kësaj reforme. Do të vendoset se si do ta kenë fytyrën nesër gjykatat, prokuroritë, jo në 4 vitet e ardhshme, por në dekadat e ardhme. Tek drejtësia ndarja mes palëve është me e thellë. Tek drejtësia nuk ka ‘më mirë’ dhe ‘më keq’ si në të gjitha fushat e tjera. Tek drejtësia ka ose ‘shumë mirë’ ose ‘shumë keq’. Nëse ne nuk e justifikojmë mandatin e 3 ju mund ta rishikoni vendimin tuaj. Por nëse nuk e shihni me masivizimin tuaj në votime për nevojën tuaj sot, atëherë ku ‘fëmijë’ pas shumë stërmundimesh, do të ketë vdekur pas 4 vitesh.

*Tiranapost.al.