Politikë

Astrit Patozi: Meta është qartazi i acaruar me Lulzim Bashën! Ja komenti për Report Tv

Astrit Patozi: Meta është qartazi i acaruar me Lulzim Bashën! Ja

Koordinatori i 'Bindjes Demokratike', Astrit Patozi flet për një Metë të acaruar dhe sipas tij jo pa arsye. Deklaratën e Metës në konferencë për shtyp sot ku tha: ‘Ndërsa atij zotërisë i them, përpiqu të bësh aq sa bëri Izetbekoviçi kur e morën peng. Thuaj popullit tënd që je peng dhe vijo punën tënde, sepse këtë popull nuk e merr askush më peng nën këtë qiell dhe mbi këtë tokë', që dukshëm e kishte me Lulzim Bashën dhe jo me Ramën, edhe pse zëdhënësi bëri një status në Facebook duke thënë se e kishte me kryeministrin, Patozi e quan të qëllimtë dhe jo lapsus.

Sipas Patozit, Meta ose mendon që Basha po merret peng, ose mendon që LSI mund të humbasë atë rol që ka pasur në këto vitet e fundit, edhe për shkak të qëndirimit të Lulzim Bashës.

Astrit Patozi:

‘Ka një dalje krejtësisht nga roli i presidentit të Republikës, dhe këtë mendoj se as Meta nuk e ka për turp ta thotë. Më bën përshtypje se si një njeri që Kushtetuta dhe roli që ka e vendos të mos ketë sensibilitet për zgjedhjet është kaq i acaruar, ndërkohë që Basha është i rehatuar. Kjo është paradoksale që sot dha një shkëndijë rrufeje, kur Meta e goditi fort. Nuk ka qenë lapsus, ka qenë e qëllimshme, ishte një lloj deklaratë dhëmbë për dhëmbë, se Meta e dha atëherë u pyet për Bashën. Basha mund të merret vetëm peng nga qeveria, se Rama që presidenti e korrigjoi pastaj, nuk ka nga kush të merret peng se është njeriu më i pushtetshëm në vend. I doli nga shpirti, ose e kishte të menduar, Meta është qartazi i acaruar, më shumë se kushdo tjetër. Ose mendon që Basha po merret peng, ose mendon që LSI mund të humbasë atë rol që ka pasur në këto vitet e fundit edhe për shkak të qëndrimit të Lulzim Bashës.

-Deklarata e Metës erdhi pasi Basha tha se presidenti mund të bëjë opozitarin aq sa Basha mund të bëjë presidentin.