Çfarë është reforma territoriale dhe ku ndahen PS dhe PD?

Prej fundit të vitit 2021 Partia Demokratike ka kërkuar ndryshimin e Hartës Territoriale. Sipas PD kërkohet shtimi i bashkive dhe ndarja e vendit në 6 rajone.
Propozimi i PD-së: 92 bashki dhe 6 rajone. Nga 12 qarqe Grupi Parlamentar i PD propozon rigrupimin në 6 Rajone, që përmbledhin Rajonin Tiranë-Durrës; Rajoni Shkodër-Lezhë; Rajonin Kukës-Dibër; Rajonin Gjirokastër-Berat; Rajonin Fier-Vlorë dhe Rajonin Elbasan-Korçë.
Disa nga bashkitë që shtohen janë si më poshtë: Bashkia Sukth; Bashkia Fushë-Krujë; Bashkia Farkë; Bashkia Ndroq, ndërkohë Paskuqani i bashkohet Bashkisë Tiranë dhe Zallherri i bashkohet Bashkisë Kamëz; Bashkia Maqellar, Kastriot dhe Lurë në qarkun Dibër; Bashkia Shpirag në qarkun Berat; Bashkia Dukagjin dhe Velipojë në Qarkun Shkodër; Bashkia Shpat dhe Bashkia Bardashesh në qarkun Elbasan; Bashkitë Milot, Orosh, Zadrimë dhe Bregu i Matës në qarkun Lezhë; Bashkitë Levan, Dushk, Ardenicë dhe Fratër në qarkun Fier; Bashkitë Shishtavec dhe Bicaj në qarkun Kukës; Bashkitë Leskovik, Voskopoj, Drenovë, Pojani dhe Stravë në qarkun Korçë; Bashkitë Orikum, Ksamil, Novosel dhe Kote në qarkun Vlorë.
PD del me pretendimin se: Qytetarët s`marrin shërbime, sepse qendrat e banimit janë larg qëndrave të shërbimit.
Nga ata tjetër PS kundërshton me argumentin se: Për çështje ekonomike një bashki më e vogël s`mund të mbahet.
PD dhe PS akuzojnë njëra-tjetrën duke shprehur se secila parti ka qëllime politike në këtë pikë.
Nga PD thuhet se PS ka frikë mos humbet në disa nga bashkitë që do të ndahen.
Kurse sot, në një dalje për shtyp kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla tha: “Ekspertët e angazhuar nga ana jonë na sugjerojnë se në dobi të një pune më të mirë të bashkive, do të kemi dhe një raport konkret që sjellin të gjithë argumentat që mbrojnë qëndrimin tonë. Ne kemi arritur në përfundimmin që 61 bashki dhe 12 qarqe janë ndarja më e mirë administrative territorial e vendit. Komisioni vijon punën, përfaqësuesit tanë do të kenë edhe sugjerimin e ekspertëve, por vendimmarrjen e ka Komisioni. Kur të shkojnë në seancë plenare, do të ketë edhe vendim për këtë çështje. Uroj që Alibeaj të mos ndihet më i provokuar sepse në demokraci, të pëlqen apo jo, vendimi i kundërshtarit është i tij”.

Diskutimet vijojnë deri në afatin e fundit më 30 shtator.