Politikë

Balla i sugjeron Metës një datë për zgjedhjet e ardhshme

Balla i sugjeron Metës një datë për zgjedhjet e ardhshme

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Ball ka propozuar një datë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, 9 maj 2021.

Pasi doli nga kryesia e Kuvendit, Balla nuk pranoi të komentonte draft-opinionet e Komisionit të Venecias për ligjin antishpifje dhe shkarkimin e Metës, duke thënë se nuk janë opinionet finale, por u ndal tek zgjedhjet.

Ai tha:

Zgjedhjet e programit të pushtetit vendor, sipas Kushtetutës, duhet të jenë me ndryshimet e reja në Kod. Sa i përket zgjedhjeve në Shkodër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë, është kompetencë e presidenti të Republikës. Duhet ta kishte ushtruar këtë kompetencë. Kur sezoni i zgjedhjeve ka ndryshuar, 9 maj i 2021-it është një datë kuptimplotë për zgjedhjet parlamentare të ardhshme. Ditë historike e simbolik, pasi përkon me Ditën e Europës. Ndaj presidenti i Republikës, ta shqyrtojë këtë datë, dhe ne socialistët do jemi të kënaqur, pasi është dita e fitores kundër Nazi-Fashizmit.

Për marrëveshjen e Zgjedhores, Balla tha se PD duke u tërhequr nga kërkesat e veta, pranoi që zgjedhjet e qershorit të 2017-ës ishin të lira dhe demokratike.

Më vjen mirë që PD pranoi (marrëveshja për Reformën Zgjedhore). PD hoqi dorë nga të gjitha kërkesat e veta. Pranoi që zgjedhjet e qershorit të 2017-ës kanë qenë të lira dhe demokratike. Sa i përket votës së shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit, PS nuk ka hequr dorë nga ata.