Politikë

Balla pas konferencës së presidentit: Ku je Lul? Përse fshihesh? Dil dhe përgjigju, je me Metën kundër drejtësisë apo je me SHBA-të?

Balla pas konferencës së presidentit: Ku je Lul? Përse fshihesh?

Lulzim Basha nuk ka reaguar ndaj shpalljes së ish kreut të KED, gjyqtarit Ardian Dvorani si kampion të Antikorrupsionit nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka nxjerrë në pah këtë fakt, pak pas konferencës së presidentit Meta i cili tha se me SHBA-të, (ndonëse pyetja ishte për ambasadoren Yuri Kim) marrëdhëniet janë të shkëlqyera por një ditë më parë, përmendi në një postim termin: mafie ndërkombëtare në Shqipëri, pak minuta pas shpalljes së DASH për Dvoranin.

Taulant Balla e pyet publikisht Bashën nga Facebook-u se pse nuk e përshëndet vendimin e SHBA-ve: Je në një aleancë me Ilir Metën kundër Drejtësisë së re, apo je në krahun e duhur bashkë me SHBA dhe BE për çuarjen përpara të Reformës në Drejtësi? Dil Lulëzim dhe sqaroje me kë je!

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Që Ilir Meta ka qenë dhe vazhdon të jetë kundër Reformës në Drejtësi, s’ka asnjë dyshim. Por pyetja që pret përgjigje është:

Lulezim Basha Kryetari Partisë Demokratike ku është fshehur?

Ku është Luli Basha?

Përse nuk e përshëndet Luli Basha vendimin e SHBA për ta shpallur gjyqtarin Ardian Dvorani kampion të luftës kundër korrupsionit?

Ku je Lul? Përse fshihesh? Dil dhe përgjigju!

Je në një aleancë me Ilir Metën kundër Drejtësisë së re, apo je në krahun e duhur bashkë me SHBA dhe BE për çuarjen përpara të Reformës në Drejtësi?

Dil Lulëzim dhe sqaroje me kë je!

Balla pas konferencës së presidentit: Ku je Lul? Përse fshihesh?