Politikë

Balla për raportin paraprak të 'Venecias': Të mos bëjmë asnjë koment, copëzat që shpërndahen në media janë nga të kaluarat

Balla për raportin paraprak të 'Venecias': Të mos

Në media u shpërnda një copëz nga raporti paraprak i Komisionit të Venecias ku thuhet se çyshta e Gjykatës Kushtetuese nuk ka baza për shkarkimin e presidentit Meta. Por në një reagim të fundit, Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS thotë se kjo pjesë e komentuar nga mediat është e drafteve të mëparshme paraprake dhe jo e draftit të fundit për të cilin Komisioni ka njoftuar se me datë 22 mars do të publikojë opinionin e plotë.


Balla thotë se është kërkuar konfidencialitet për të mos bërë asnjë koment, sepse drafti është dërguar për tu konsultuar dhe komentuar nga palët. Ai thotë se pa dalë opinioni final, dekreti i Metës që ktheu ligjin për betimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese nuk do diskutohet dhe as shqyrtohet në Kuvend.

Postimi i Ballës: 

Komisioni i Venezias na ka vene ne dizpozicion nje “draft paraprak” te Opinionit “Mbi emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese”, per te cilin na eshte kerkuar nga ana e tyre te ruajme strikt konfidencialitetin dhe te mos bejme asnje koment, sepse drafti eshte derguar per tu konsultuar dhe komentuar nga palet.

Shperndarja e copezave apo fjalive te vecanta ne raste te meparshme te drafteve paraprake ka demtuar kredibilitetin e procesit te konsultimit me Komisionin e Venecias.

Prandaj ne do te ndjekim ne menyre strikte agjenden dhe respektojme kerkesen per konfidencialitet prej vete Komisionit te Venecias deri ne miratimin e nje opinioni final zyrtar.

Nderkohe ekspertet tane do te pergatisin sipas kerkeses se vete procesit, per reflektimet e pretendimeve te paleve ne Opinionin Perfundimtar. Kjo do te thote po ashtu, se deri ne marrjen e Opinionit perfundimtar zyrtar, dekreti i rikthyer nga presidenca nuk do te diskutohet dhe as shqyrtohet ne Kuvend, per te respektuar deri ne fund Komisionin e Venecias.