Politikë

Balla reagon për raportin e “Venecias”: Opozita përhap tym, komisioni është i kthjellet

Balla reagon për raportin e “Venecias”: Opozita përhap

Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas raportit paraprak të Komisionit të Venecias.

Përmes një postimi në “Facebook”, Balla thotë se Komisioni i Venecias është i kthjellet, ndërsa nënvizoi faktin se maxhoranca nuk do bëjë asnjë koment në respekt të rregullit të konfidencialitetit.

Ai po ashtu i kundërpërgjigjet opozitës që shpërndan të dhënat nga teksti konfidencial i Venecias, ndërsa shton se ato përhapën tym.

“Eshte per te ardhur keq qe opozita presidencialo-demokratikase permes portaleve te saj besnike, shperndan te dhena nga teksti konfidencial i Venecias!

Jo vetem kaq por edhe perhap tym permes tyre. Venecia eshte e kthjellet dhe ne nuk do te bejme asnje koment ne respekt te rregullit te konfidencialitetit, por mbetemi gjithnje besimplote qe kthjelltesia e Venecias do te garantoje qe e verteta te jete e kthjellet per cdo qytetar qe nuk lexon permes syrit famekeq te Saliut, Lulit dhe Ilir Metes”, shkruan Balla.