Politikë

Balla tregon sesi premtimi për 300,000 vende pune u mbajt: PS shpëtoi skemën e pensioneve

Balla tregon sesi premtimi për 300,000 vende pune u mbajt: PS shpëtoi

Kreu i Grupit parlamentar të PS dhe njëkohësisht lideri politik i kësaj partie për Qarkun e Elbasanit Taulant Balla, ka shpjeguar sesi premtimi i vitit 2013 që shpeshherë përmendet si i pambajtur për krijimin e 300.000 vendeve të reja të punës, është realizuar duke shpëtuar dhe njëkohësisht edhe sistemin e pensioneve me anë të kontribuesve të rinj.

“Kam dëgjuar shpesh bëhet një akuzë ndaj nesh ku janë 300 mijë vende pune? Këtu janë sepse e vërteta është se sot ne Shqipëri janë 300 mijë pagues të skemës së sigurimeve shoqërore se sa ishin në 2013. Numri i shqiptarëve sot që paguajnë kontributin e tyre është 300 mijë më shumë dhe duke qenë se këta po paguhen më shumë ne sot kemi mundësinë të balancojmë skemën e pensioneve”,- ka thënë mes të tjerash Balla që nuk ka lënë pa ironizuar edhe premtimet e shumta të PD duke thënë se Basha i shpërndan ato si karamele.

Tiranapost.al