Politikë

Përmbledhje: Çfarë do jetë Open Balkan! Dashuria amerikane dhe hezitimi europian

Kryeministri Rama vijon përpjekjet e tij duke e theksuar çdo herë se Open Balkan është një patericë e BE, por njëkohësisht bie në sy kurajoja politike për t’i thënë BE që duhet të lëviz vendit. Ndërkaq vlen pyetja pse Amerika është pro, dhe BE mbetet në mos kundër krejt e rezervuar për këtë nismë të Ballkanit të Hapur.

Përmbledhje: Çfarë do jetë Open Balkan! Dashuria amerikane

Çfarë tha sot Edi Rama në samitin e Ohrit me liderët që i janë bashkuar nismës?

Përmbledhje: Çfarë do jetë Open Balkan! Dashuria amerikane

Për Kosovën: Kur filloi lufta në Ukrainë, pati zëra të dashiruar për ta importuar luftën nga Ukraina në Ballkan. Përmes një retorike absurde dhe më falni ta them, e pështirë. Ne e dimë shumë mirë. Nuk kemi pritur luftën në Ukrainë për ta ditur marrëdhënien speciale që Rusia ka me Serbinë, nuk kemi pritur luftën e Ukrainës për të mësuar se mes Rusisë dhe Serbisë ka një histori dhe nuk kemi pritur luftën në Ukrainë për t`u informuar se mes Kosovës dhe Serbisë ka nje konflikt ende të pazgjidhur. Për kthimin e syve drejt të ardhmes e kemi krijuar këtë. Sot jemi këtu t’i hedhim sytë nga e ardhmja, pa i mbyllur ndaj problemeve. Të bindur se problemet e pazgjidhura, mund të zgjidhen vetëm nëse afrohemi. Këtu zgjidhja është shumë e thjeshtë, ose kjo mosdakordësi do të kthehet në konflikt, ose e kundërta, të afrohemi sa më shumë që të kuptojmë njëri-tjetrin. E ardhmja është më e rëndësishme se sa e shkuara.

Për BE-në: Ballkani i hapur burri, Bashkimi europian është nusja. Prandaj kur të duan ata të bëjnë dasmën ne jemi gati. Kshu që na ka dalë Bullgaria përpara, ne shqiptarët jemi në rregull, nëse duan ta bëjnë dasmën ne këtu jemi, dhe nëse nuk duan ne prapë këtu jemi.

Çfarë tha Vuçiç?

Përmbledhje: Çfarë do jetë Open Balkan! Dashuria amerikane

“Kjo është iniciativë e njerëve nga Ballkani e atyre që e kanë kuotuar se duhet të lidhen dhe se mund të zgjidhin vetë problemet e tyre. Çdo gjë që kemi bërë në ekonomi ekziston diçka që shihet në marrëdhëniet me Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Kemi arritur të zgjidhim disa probleme bilatreale. Ne nuk kemi asnjë kërkesë ndaj askujt përveçse të jemi miq dhe të punojmë për qytetarët tanë. Falenderoj Varhelyin që është këtu. Kjo iniciativë është diçka që nuk mund të ndalet. Çdo vit të ardhshëm të ketë sa më shumë bashkëpunime. Është me rëndësi të them që duhet të formojmë grupe punuese dhe propozojmë që të jetë në Serbinë jugore, para samitit të madh që kemi, në fund të verës në Beograd.

Duhet të diskutojmë se çfarë do të diskutojnë njerëzit. Duhet të diskutojmë se çfarë mund të bëjmë për turizmin. Njerëzit nga Serbia po shkojnë në bregdetin shqiptar. Ne t’i ftojmë miqtë tanë që të vizitojnë Serbinë tonë të bukur. Jam krenar që nga iniciativa që e bëmë, këtë nuk mund të ndalojë askush. A do na hapen negociatat varen nga të tjerë jo nga ne. Ne presim helikopterë plotësuar të specializuar për fikjen e zjarreve sepse presim verë të nxehtë dhe më pas të ndihmojmë miqtë tanë Maqedoninë dhe Shqipërin”, Tha Vuçiç

Çfarë tha Dimitar Kovaçevski?

Përmbledhje: Çfarë do jetë Open Balkan! Dashuria amerikane

“Ne jemi kryesisht për përmirësimin e konkurrencës, investimet e reja dhe zhvillim të bizneseve, për standard më të mirë të jetës nga i gjithë Ballkani. Ballkani i Hapur është një platformë që i duhet rajonit. Ky samit na con edhe më tej në bashkëpunimin tonë, në heqjen e barrierave dhe përafrimin e popujve tanë. Sot firmosim memorandume dhe marrëveshja të reja bashkëpunimi. Do ta lehtësojmë procesin për të krijuar një treg të vetëm të punës. Së pari duhet ta bëjmë që të rinjtë të qëndrojnë këtu, të mos ikin në botë. Sot hapim kapitull të ri në fushën e turizmin, Ballkani i Hapur të ofrohet si destinacion turistik me detet shumë të bukura falë Shqipërisë dhe liqenet e Maqedonisë e malet shumë të bukura. Sot kemi bashkëpunim edhe në fushën e kulturës për aktivitete që do të përmirësojë shkëmbimin kulturor. Shpresojmë të rriten festivalet. Shpresoj që më shumë serb dhe maqedonas ta vizitojnë Tiranën për vitin 2022.

Në këtë samit do të nënshkruhet edhe marrëveshja për bashkëpunimin mes vendeve për lëvizjen e mallrave dhe njerëzve. Duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin në mënyrë Europiane, jo të ngecemi dhe të bllokojmë njëri-tjetrin. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të përgatitur. Ne jemi në një hapësirë gjeostrategjike në vendin tonë. Ne duhet të plotësojmë zbrazëtinë, prandaj ekziston Ballkani i Hapur. Ne sot përcjellim një porosi: Ka rëndësi të vecantë edhe BE e vendet anëtare duhet të pyeten se anëtarësimi ynë në BE është strategjike. Vizioni ynë është integrimi në BE. Ne lëvizim në mënyrë pragmatike e ekonomike, ndaj do të kemi dhe rroga më të mira për njerëzit tanë. Të gjithë ne jemi të bindur se kjo nismë do të bëhet gjithnjë e më atraktive", tha Kovaçevski.

Çfarë tha Dritan Abazoviç?

Përmbledhje: Çfarë do jetë Open Balkan! Dashuria amerikane

"Këtë e shikoj që të kemi një të ardhme të mirë në biznesin ekonomik, në mundësi më të mira që të kemi bashkëpunim më të mirë. Kjo për mua është ideja e Ballkanit të Hapur. Çdo nisme që shtyn drejt progresit do mbështet nga Mali i Zi. Për mua ne duhet të kemi dialog dhe kjo do të na shpie në besimin e ndërsjellë dhe së bashku të ndërveprojmë me aktivitete që shtynë drejt regresit në rajon. Politikat e mosrespektimit e theksimit ët politikave të mosvazhdueshme na ka mbajtur deri këtu. Unë kam kënaqësi që edhe administrata e mbështet këtë nisme.

Askush nuk dëshiron që të importojë probleme. Ne që ulemi këtu dhe shpresojmë të jemi së bashku, ne duhet të ulemi 6 persona dhe të flasim për nevojat e qytetarëve. Mesazhi për BE-në më pas do të jetë i qartë. Te jemi anëtarë të familjes së BE-së duhet të ndryshojmë sjelljen tonë. Ideja është të nxisim diçka të re të bëjmë ribrandim të Ballkanit Perëndimor, të përçojmë mesazhe optimiste.

Na duhet dialog i hapur, të krijojmë politika të reja. Në Ballkanin Perëndimor meritojmë një histori që të tregojë të gjitha të mirat tona. Ne duhet të ndryshojmë mentalitetin tonë. Po ne jemi të interesuar edhe për sezonet e zjarreve, të ndihmojmë njeri tjetrin. Jeni të mirëseradhur në Malin e Zi, pres që të vij edhe kryeministri i Kosovës", tha Abazoviç

Çfarë parashikojnë marrëveshjet?

Përmbledhje: Çfarë do jetë Open Balkan! Dashuria amerikane

Sot pritet të firmosen katër marrëveshje, për luftën kundër evazionit fiskal, njohjen e diplomave të arsimit të lartë, bashkëpunim kulturor dhe bashkëpunim në fushën e turizmit.

Investime ne energji dhe gaz natyror!

Përmbledhje: Çfarë do jetë Open Balkan! Dashuria amerikane

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, i pranishëm në Samit, tha se Shtetet e Bashkuara do t’i mbështesë iniciativat ekonomike të 6-shteteve.

“Ne kishim një dialog të suksesshëm dhe do të bëjmë çdo gjë për stabilizimin e rajonit dhe të krijojmë mundësi të reja për qytetarët e Ballkanit Perëndimor. SHBA nuk e sheh BP nga një pikë e problemeve që kanë ndodhur shekullin e kaluar por nga pritshmëritë e shekullit që jemi. Ballkani Perëndimor ka mundësi të mëdha, me të gjitha pasuritë dhe resurset e mahnitshme.

Në do t’ju ndihmojmë që ju ta ndërtoni të Ardhmen. Rajoni ka potencial që të jetë qendër e energjisë, që do të ndihmojë të luftojmë ndryshimet klimatike. Ka kapacitet të jetë qendër e gazit natyror. Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës që ka rritjen më të madhe. Ne do t’i lehtësojmë punët. SHBA-të e përkrahin këtë nismë të ‘Ballkanit të Hapur’. Ne i përkrahim të gjitha incentivat ekonomike që afrojnë vendet dhe promovojnë paqe dhe zhvillim. Secila iniciativë për një integrim ekonomik duhet të përfshijë të 6 shtetet”, tha ai.