Politikë

Balluku grave opozitare: Pse nuk reaguat ju kur Gjekmarkaj na quajti Harem?

Balluku grave opozitare: Pse nuk reaguat ju kur Gjekmarkaj na quajti Harem?

Ministrja Belinda Balluku gjatë seancës së sotme plenare ka pyetur koleget e saj të opozitës e se përse nuk u revoltuan kur Agron Gjekmarkaj i quajti ato “harem dhe kukulla”.

Grida Duma ka marrë fjalën dhe i ka kërkuar Gjekmarkaj të kërkoj ndjesë për fjalën e përdorur. Ndërsa Gjekmarkaj nga ana tjetër është shprehur se fjala "harem" është përdorur në kuptimin politik dhe jo erotik.

Pjesë nga debati

Belinda Balluku: Pse nuk reaguat kur kryetari juaj na ka quajtur “haremi i Ramës”, pse nuk reaguat kur na ka quajtur këtu si kukulla që kanë nga pas kriminelë dhe oligarkë. Ne kemi ardhur këtu si deputetë të Shqipërisë, nuk ia vlen më të bisedojmë u goditën gratë apo burrat. Jemi të gjithë njësoj. Por unë nuk e mbaj mend askënd që t’i thoshte zotit Gjekmarkaj se ne nuk jemi harem. Jorida ti je nga Tirana dhe unë nga Tirana dhe kam shumë respekt për të gjitha gocat këtu, është shumë e vështirë në politikë, por duhet t’ia dalim. Të biem dakord që komisioni i etikës, kur e merr fjalën të flasë edhe për gratë e majta dhe të djathta.

Grida Duma: Po i drejtohem publikisht zotit Gjekmarkaj, nëse e ka përdorur këtë fjalë, t’ju kërkojë ndjesë. Në të njëjtin duel, do çohesh dhe të thuash ndjesë zonja Duma, që unë nuk u çova dhe pashë atë linçim në fushatë dhe nuk reagova.

Agron Gjekmarkaj: Jo në kuptimin e haremit të mirëfilltë erotik të sulltaneve, pusho mor ti derkuc. E thashë në konceptin politik.

Lindita Nikolla: Sërish nuk u kërkua ndjesë dhe kjo është e trishtë.

Belinda Balluku: Zoti Gjekmarkaj, ju vetëm vërtetoni atë që thashë për ju. Pavarësisht se gjasme keni bërë një ndjesë publike, unë nuk dua t’i futem metaforës. Është normale që një motre, gruaje, nëne në familjen tuaj ta quajë harem?

Tiranapost.al