Politikë

Bardhi debaton me policët pasi nuk lejojnë gazetarët të futen në godinën e PD-së

Bardhi debaton me policët pasi nuk lejojnë gazetarët të

Pas protestës së dhunshme në selinë e PD-së, Lulzim Basha ka ftuar mediat të futen brenda në seli për të parë se çfarë ka ndodhur. Basha pritet të ketë një komunikim për situatën kaotike të krijuar sot në selinë e PD, ku u desh ndërhyrja e policisë, FNSH dhe RENEA për të shpërndarë turmën.

“Mediat televizive janë të ftuara të hyjnë tani në seli pasi do të priten nga kryetari Basha në zyrën e tij. Mediat të vijnë me kamerat live”, thuhet në njoftim.

Por ndërkohë e rrethuar me shirit të verdhë, godina e PD-së konsiderohet skenë krimi nga policia e cila thotë se është duke mbledhur provat dhe nuk ka lejuar gazetarët të hyjnë.

Kjo ka sjellë reagimin Gazment Bardhin, i cili ka debatuar me policët duke i quajtur vegla të Ramës, edhe pse forcat e policisë u përgjigjën menjëherë thirrjes së deputetëve të PD-së për ndihmë dhe bënë shpërndarjen e protestuesve.

Tiranapost.al