Politikë

Bardhi lajmëron anëtarët me SMS: PD mbledh Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar në 16 Maj

Bardhi lajmëron anëtarët me SMS: PD mbledh Kryesinë dhe

Partia Demokratike do të mbledhë kryesinë e saj në datën 16 maj në orën 17:00. Njoftimin e ka bërë privatisht Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi me anë të një mesazhi që i është dërguar anëtarëve të Kryesisë.

Në mesazhin e Bardhut thuhet se rendi i ditës për mbledhjen e Kryesisë do të jetë “diskutimi dhe vendimmarrja sipas Statutit për proceset politike pas situatës së krijuar me masakrën elektorale të 25 Prillit”. Me po të njëjtin rend dite në orën 19:00 do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar.

Ajo që pritet nga opinioni publik është nëse Basha do të çelë procesin e garës për kryetar brenda PD, që sipas Statutit duhet të zhvillohet brenda muajit Korrik.

Mesazhi i Bardhit për anëtarët e Kryesisë të PD:

Të nderuar anëtarë të Kryesisë!

Ditën e dielë, datë 16 Maj 2021, ora 17:00, do të zhvillohet mbledhje e Kryesisë së Partisë, me rend ditë: “Diskutime dhe vendimmarrje sipas Statutit për proceset politike pas situatës së krijuar me masakrën elektorale të zgjedhjeve të 25 Prillit”.

Më pas, në orën 19:00, me të njëjtin rend dite, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar.

Mbledhjet do të zhvillohet në selinë e Partisë, në sallën e Grupit Parlamentar, Kati i II.

Ju lutem merrni masat për pjesëmarrjen tuaj!

Me respekt,

Sektetari i Përgjithshëm

Gazment Bardhi

Tiranapost.al