Politikë

Bash në 100-vjetorin e lidhjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria u lidh edhe me BE-në

Bash në 100-vjetorin e lidhjes me Shtetet e Bashkuara të

Tirana do të festojë mbrëmjen e të enjtes në Sheshin Skënderbej dy ngjarje që e lidhin me Europën, - ku Shqipëria sapo zyrtarizoi çeljen e negociatave të anëtarësimit, - por dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që në 28 korrik mbushin plor 100 vjet.

Eventi i cili fton të gjithë qytetarët në shesh do të kulmojë me një koncert me emrat më në zë të muzikës.

Kryeministri Edi Rama, thotë se këtë mbrëmje kremtohet krijimi i dy miqësive të mëdha për shqiptarët e Shqipërinë.

“Bash në 100-vjetorin e lidhjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria u lidh edhe me BE-në.

Në 28 Korrik, fiks në datën e lidhjes së marrëdhënieve me SHBA, ora 19:00, në Sheshin Skënderbej, nis një mbrëmje kremtimi e këtyre dy miqësive të mëdha për shqiptarët e Shqipërinë, me muzikë e me dashuri mesveti,” shkruan Rama.