Politikë

Basha: 5 njerëz që i thonë vetes biznesmenë janë oligarkë që jetojnë si shushunja mbi kurrizin e popullit

Basha: 5 njerëz që i thonë vetes biznesmenë janë

Kreu i PD-së po zhvillon një takim me disa përfaqësues të Shoqatës Kombëtare të biznesit të vogël dhe të mesëm ku firmosi një marrëveshje që sipas tij është angazhim i PD për t’i mbështetur. Lulzim Basha tha se vendi është në krizë të thellë ekonomike për shkak të qeverisjes 8 vite së Edi Ramës dhe vendimeve që sipas tij kanë dëmtuar biznesin.

Basha deklaroi gjithashtu se vendi është në situatën kur 5 njerëz që i thonë vetes biznesmenë në fakt janë oligarkë të favorizuar nga shteti: jetojnë si shushunja në biznesin e ndershëm, mbi kurrizin e taksapaguesve shqiptarë

“Sot jemi në një situatë ku 3, 4 apo 5 njerëz që i thonë vetes biznesmenë por që jam i bindur që pa shtetin nuk hapin dot një kioskë e jo më biznes, janë oligarkë që jetojnë si shushunja në biznesin e ndershëm, mbi kurrizin e taksapaguesve shqiptarë.

Kemi dhe botën tjetër të biznesit që mezi po pret çlirimin me datën 25 prill. Kur rritën çmimin e energjisë ishte fillimi i rënies ekonomike dhe i goditjes së biznesit të vogël. Kur insistuan për kasa fiskale vetëm e vetëm për të bërë tendera fiktivë dhe për t’ju zhvatur ndërkohë që asnjë shërbim real nuk erdhi në kuptimin e formalizmit apo të përmirësimit të gjendjes ekonomike.

Kjo ishte arsyeja pse protestuam për dy vjet me radhë kundër vendimit absurd, do të thoja kriminal të futjes së TVSH-së në biznesin e vogël që tani kryeministri në largim thotë që do ta heqë pa guxuar as ta shohë në sy sipërmarrjen dhe t’i thotë më fal sepse siç e tha opozita ky nuk ishte vetëm një gabim, por ishte një goditje e fortë në stomakun e ekonomisë shqiptare që e uli në gjunjë ekonominë shqiptare sepse goditi pjesën më vitale të saj biznesin e vogël, biznesin mesëm”.

*Tiranapost.al.