Politikë

Basha bën gabimin e radhës: Do lidhim gazsjellësin e TAP me TEC-in e Vlorës, por ka 18 vjet që s'vihet në punë

Basha bën gabimin e radhës: Do lidhim gazsjellësin e TAP me

Lulzim Basha premtoi sot se qeveria e tij pas 25 prillit do lidhë gazsjellësin e TAP-it me TEC-in e Vlorës, si dhe do të gazifikojë zonat industriale. Po ashtu, gjatë prezantimit të programit për energjinë, ai tha se do aplikohet projekti i magjistralit Jon-Adriatik duke siguruar një lidhje me magjistralin e gazit me Kosovën.

Basha tha:

“Ne do të lidhim gazsjellësin TAP me TEC-in e Vlorës, do të gazifikojmë zonat industriale dhe do të aplikojmë projektin e magjistralit Jon-Adriatik, duke siguruar një lidhje me magjistralin e gazit me Kosovën. Në sektorin minerar, ne angazhohemi për të rritur 150% Investimet e Huaja Direkte dhe do të dyfishojmë kontributin e këtij sektori në ekonomi. Kjo do sjellë punësimin direkt dhe indirekt për mijëra shqiptarë, në veçanti në zonat malore dhe të varfra. Kjo do të arrihet përmes përmirësimit të ndjeshëm të klimës së biznesit në vend, qartësisë së lidhjeve dhe rregullave, luftës kundër korrupsionit dhe shmangies së mbivendosjeve së kompetencave të agjencive të ndryshme qeveritare. Ne do ta çlirojmë sektorin minerar nga korrupsioni i administratës dhe do t’i japim fund përdorimit të pasurive kombëtare pa taksa dhe në mënyrë të pandershme. Ne jemi gati të shqyrtojmë në bashkëpunim me shoqatat e minatorëve, çdo përfitim të veçantë për minatorët, për sakrificat që ata bëjnë dhe që shoqëria ua ka borxh, përfshirë këtu përfitimet sipas një statusi dinjitoz për punë të vështirë si dhe për t’u lehtësuar sadopak pleqërinë me pensione po ashtu dinjitoze”.

Por TEC-i i Vlorës i nisur si projekt në vitin 2002 dhe që në vitin 2008 “hëngri” 130 milione euro, nga 113 milione euro planifikuar fillimisht, nuk është vënë në punë as sot e kësaj dite, ndërsa aktualisht është një barre në buxhetin e shtetit, pasi ka thithur dhe fonde të tjera.

Me sa duket ekspertët e energjisë janë largua nga kjo jetë, bëhet fjalë për Bujar Nepravishten një nga ekspertët më të mire që kontribuonte për energjetikën por dhe për këtë parti, për ti thënë Lulzim Bashës se ai TEC nuk punon, në mënyrë që të shmangë gafën e ndërtimit të një premtimi elektoral mbi një objekt të “vdekur”!

*Tiranapost.al.