Politikë

Basha e ka me drejtuesit e Klan: deformues të së vërtetës! Vjen menjëherë edhe përgjigja nga televizioni kombëtar

Basha e ka me drejtuesit e Klan: deformues të së vërtetës!

Nuk e ka patur me gazetarët dhe Lulzim Basha e ka bërë të qartë që e ka me drejtuesit, nga pronari Aleksandër Frangaj e tek drejtuesit e tjerë të televizionit kur thotë: Njëherë dua Jona, që kam respektin më të madh për ty profesionalisht, t’ju them që televizioni juaj duhet të jetë pak më objektiv në pyetje e pastaj edhe në raportime, sepse nuk i takon një televizioni me licencë kombëtare të sillet si një televizion provincial, cili shmang të vërtetën apo deformon të vërtetën.

Ti asnjë, as gazetarët e Klanit asnjë, por është mirë që të jeni sa më objektiv dhe që të jesh objektiv do të thotë që të thuash të vërtetën."

E menjëhershme ka qenë përghohja nga Klan, ku në një kronikë me doza ironike i drejtohen disa pyetje dhe këshillohet në fund që të zgjohet më herët.

Tiranapost.al