Politikë

Basha edhe pas Reformës Zgjedhore: S’kam garanci që me Ramën kryeministër të zbatohen ndryshimet

Basha edhe pas Reformës Zgjedhore: S’kam garanci që me

Lideri i PD-së Basha ende nuk ka besim që do të zbatohen ndryshimet për Kodin Zgjedhor, për të cilat ka patur dakordësi me mazhorancën. Dhe si arsye Kryedemokrati përmend faktin e Ramës si kryeministër.

Arian Çani: Sa mundësi ka që Edi Rama të përdorë koronën për të shtyrë zgjedhjet?

Lulzim Basha: Nuk ka asnjë shans, sepse zgjedhjet u mbajtën ën Francë, u mbajtën në Serbi, do të mbahen në 15 Korrik në Maqedoni, kështu që nuk ka asnjë shans.

Çani: Po për ndryshimin e sistemit ka dakordesi?

Lulzim Basha: Nuk duhet të ketë vetëm, dakordesi, por duhet te ishim ne kushte qe të kishim kushte dhe garanci per zgjedhje. Ne sot s'kemi garanci per zgjedhje. Ndryshimet qe jane bere ne Kodin Zgjedhor, per sa kohe ky eshte kryeminister, nuk ka asnje garanci qe do te zbatohen.

Deklarata në emisionin "Zonë e lirë"