Politikë

Basha edhe pasi u shemb Teatri ende nuk e di çfarë vendimi politik duhet të marrë

Basha edhe pasi u shemb Teatri ende nuk e di çfarë vendimi politik

Pas tij Teatri Kombëtar po shembej, ndërsa kreu i PD-së Lulzim Basha po akuzonte qeverinë dhe ndërkohë po tregonte se do të merren vendime politike pas këtj akti. Por duke mos specifikuar se çfarë aksioni do të ndërmarrë me aleatët. 

Në këto momente ai ndodhet në selinë e PD-së me aleatët, por para se të largohej nga Teatri i rrethuar tashmë nga forcat policiore, për të sheshuar pjesët që kanë mbetur pa shembur ai tha:

Basha: Do marrim vendime politike. Opozita do të mblidhet sot, koalicioni opozitar do të mblidhet sot dhe do të ndërmarrë veprimet politike. Ajo që çdo shqiptar e kupton sot nga kjo ngjarje është se me Edi Ramën paligjshmëria, dhuna dhe pabesia do të vazhdojnë. Nuk do të ketë fund dhuna, paligjshmëria edhe padrejtësia pa marrë fund kjo qeveri dhe pa u larguar ky njeri. Nuk ka rrugë tjetër.

Cilët janë hapat politikë zoti Basha? E pyet një gazetarë kreun e PD-së. Ai u përgjigj:

Hapa politikë do të hedhim. Ne do ti bëjmë thirrje qytetarëve që të na ndjekin në rrugë politike.  Natyrisht që ne do të marrim vendimet tona politike, koalicioni do të mblidhet sot dhe forumet më të larta të Partisë Demokratike dhe do të marrim vendimet tona.