Politikë

Basha: Fola në Zoom me drejtues në BE, do na ndihmojnë në Shëndetësi

Basha: Fola në Zoom me drejtues në BE, do na ndihmojnë në

Kreu i opozitës Lulzim Basha thotë se ditët e qeverisë Rama janë të numëruara, dhe se është koha për ndryshim me largimin e qeverisë si shkaktare të krizës në vend.

Lulzim Basha doli në deklaratë ku tregoi se kishte komunikuar në Zoom, me drejtues në BE dhe se kishin folur për ndihmën që ka dhënë dhe do japë BE. Basha akuzoi Ramën duke thënë se për shkak të dështimit të tij vendi është në krizë ekonomike të thellë, ndonëse kryeministri Rama në konferencën e sotme për Ekonominë paraqiti një tjetër tablo, ku tha se premtimi për 300 mijë vende të reja pune është mbajtur.

Basha:

Kam patur një komunikim në Zoom me dejtuesit kryesorë të BE, përfshirë Varhelyi-n, David McAllister, drejtues të tjerë të lartë të BE dhe PE, ku kanë folur edhe për ndhmën e jashtëzakonshme që BE i ka ofruar Shqipërisë, por dhe ndihmë në ekonomi në sektorin e Shëndetësisë që BE do i ofrojë Shqipërisë në të ardhmen.

Një gjë është e qartë, për shkak të dështimit të Ramës, Shqipëria është në krizën më të thellë ekonomike nga çdo vend i rajonit, në 8 vite Edi Rama u ka rritur taksat shqiptarëve me 3 miliardë euro më shumë. 97 % e shqiptarëve paguajnë sot më shumë taksa se 8 vite më parë, 40 % pothuajse e të ardhurav të biznesit shkon kosto e taksave të rritura nga Rama. Numri i atyre që kanë humbur punën është më i larti në rajon, dhe ndihma ekonomike është më  e ulëta në botë, prandaj Shqipëria është në krizën më të thellë ekonomike në rajon.

Lajm i mirë është se ditët e kësaj qeverie janë të numëruara, Tirja e qeverisë që u ka marrë paratë shqptarëve, biznesit nuk mund të fshihet me sulme siç bëri me BE. Është koha për ndryshim!

*Tiranapost.al.