Politikë

Basha sqaron pozicionin e tij ndaj reformës në drejtësi pas akuzave se po hesht: Dita ime e parë si kryeministër nis me garantimin e reformës

Basha sqaron pozicionin e tij ndaj reformës në drejtësi pas

Pas akuzave se po hesht mbi reformën në drejtësi, kreu i PD-së Lulzim Basha deklaron sot, pas disa ditësh nga akuzat maxhorancë-presidencë dhe pozicionin e tij si lider i opozitës, duke thënë se akti i tij i parë si kryeministër do të jetë garantimi i drejtësisë dhe se do tu vihen prangat çdo zyrtari të korruptuar.

Kreu i Opozitës është akuzuar se po hesht ndaj deklaratave të Metës, që flet për mafiozë ndërkombëtarë, por dhe heshjen e tij pasi DASH shpalli Ardian Dovranin kampion të korrupsionit, vlerësim për gjyqtarin më të sulmuar nga presidenti Ilir Meta.

Më herët kryeministri Rama tha se Basha nuk është rrezik për demokracinë dhe drejtësinë por kukull në duart e 3 xhajgadurëve: Metës, Berishës dhe Kryemadhit.

Duke komentuar edhe Raportin e DASH- ku thuhet se Shqipëria nuk ka bërë përparim në luftën kundër pastrimit të parave, Lulzim Basha tha:

'Më 25 prill vota juaj është garancia për këtë ndryshim. Më 25 prill garanci jam unë dhe qeveria që do të dalë nga vota juaj, duke filluar nga unë i pari, kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë e deri tek zyrtari më i fundit do të jemi të hapur para drejtësisë, do t’ia çlirojmë drejtësisë duart për t’ia vënë prangat kujtdo zyrtari të korruptuar që vjedh bukën e gojës së fëmijëve tuaj, që e kthen vendin në një parajsë të trafiqeve, të krimit, që e kthen Shqipërinë në delen e zezë të Europës siç konstatojnë raport pas raporti dhe sot raporti i DASH'.

*Tiranapost.al.