Politikë

Basha i përgjigjet Ramës pse e quajti shalqi me provë

Basha i përgjigjet Ramës pse e quajti shalqi me provë

Kreu i Opozitës Lulzim Basha nga një fasoneri në Vlorë i është përgjigjur kryeministrit Rama, pasi në konferencë dje e quajti shalqi me provë që ka dalë kungull.

Basha tha se kjo është një gjuhë vulgare e kryeministrit që po e përdor sipas tij për të mbuluar të vërtetën e krizës ku ndodhet vendi.

Pasi rikujtoi planin me pesë pika që dje prezantoi dhe tha se do zbatonte për 6 muajt e ardhshëm nëse do ishte në qeveri Basha tha:

"Është plani për këto 6 muaj sepse duam nuk duam drejtimin e ka akoma një njeri që bën sharlatanin në ekrane me shpresa se duke përdorur batuta do mbulojë të vërtetën. Sado të shajë me gjuhë vulgare të vërtetën nuk e mbulon dot. Sipërmarrja shqiptare po vuan”.