Politikë

Basha i zhgënjyer nga përgjigjja e SPAK për inceneratorët: Jam i shqetësuar që thonë vetëm është regjistruar si hetim

Basha i zhgënjyer nga përgjigjja e SPAK për inceneratorët:

Kreu i PD-së Lulzim Basha thotë se është i shqetësuar nga përgjigja e SPAK për kallëzimin e inceneratorëve, të cilat Basha i konsideron afera korruptive. Në Ilva Now, Basha se deri tani SPAK nuk ka dhënë informacion se sa prokurorë janë caktuar në këtë çështje shumë komplekse:

Sa prokurorë? Sa policë gjyqësorë? Ka vetëm 1 prokuror të ngarkuar me tre afera që u shkojnë shqiptareve 75 milionë euro dhe nuk ka asnjë veprim real hetimor. Ky është shqetësimi ynë. SPAk u ndërtua u aprovua dhe me votat tona, për të ndëshkuar politikanët e korruptuar, në këtë aferë korruptive, thotë Lulzim Basha.

Tare: Pse ky presion i vazhdueshëm ndaj SPAK për hetimet? Është thënë se kallëzimi është regjistruar.

Natyrisht që mund dhe duhet të përgjigjen të bëjnë transparencën para shqptarëve sidomos sot që rëndon jetën e shqiptarëve nuk është se na u tek të merremi me inceneratorët, për më shumë se tre javë se të niste ajo që thuhet shpërthimi i dytë i pandemisë, ne nxorrëm planin me pesë pika. Shohim thesarin javë për javë me pagesa për koncesione, ku bie në  sy për inceneratorët, kjo na ka çuar në denoncimin e kësaj afere, ndërkohë që përfaqësuesit çonin kallëzimin për Elbasanin këto bënë pagesën me 300 milionë lekë. Është kriminale të harxhosh lekët për inceneratorët kur mund ti gjendeshe pranë njerëzve për pandeminë dhe sa mjekë mund të mbaheshin në Shipëri.

Drejtësia të veprojë i kemi dëgjuar institucionet e drejtësisë të dalin për konferenca për shtyp, të njoftojë se në cilin stad janë hetimet, të thërrasë të dyshuarit kryesor. Ka dhënë informacion SPAK-u se sa prokurorë janë caktuar në këtë çështje shumë komplekse, sa policë gyyqësorë?  

Tare: Është regjistruar si çështje. Nuk bëhen poblike proceset hetimore, thotë SPAK

Bëhet publik angazhimi i burimeve njerzore në këtë çështje. Kur ka çështje me interes publik, prokuroria ka bërë transparencë pa dëmtuar hetimet. Sot se kemi informacionet tona pavarësisht prej përpjekes për të thënë kemi regjistruar hetimin, që më shqetëson se është prphekje për ti ikur pëgjgjësise. Ka vetëm 1 prokuror të ngarkuar me tre afera që u shkojnë shqiptareve 75 milionë euro dhe nuk ka asnjë veprim real hetimor. Ky është shqetësimi ynë. SPAk u ndërtua u aprovua dhe me votat tona, për të ndëshkuar politikanët e korruptuar, në këtë aferë korruptive.

Në tre incneratorët janë të përzier politikanë të korruptuar dhe krimi i organuzar, SPAK duhet të hetojë me shpejtësi dhe transparencë dhe të vejë në përgjëgjësi atë që në kohë pandemie i çuan lekët në xhepat e mafias.