Politikë

Basha ka qenë kryetar Bashkie po s’mban mend asgjë nga ajo kohë! As sa lagje e njësi ka Tirana

Basha ka qenë kryetar Bashkie po s’mban mend asgjë nga ajo

Edhe pse ka qenë kryetar i Bashkisë së Tiranës për 4 vjet dhe sot po kërkon votat e qytetarëve të saj, Lulzim Basha tregoi sot se nuk ka informacion përtej zyrës së tij. Njoftimi i dërguar nga zyra për mediat e Partisë Demokratike, thotë se Lulzim Basha ka qenë sot në Njësinë 16 në Astir, në një takim me banorët.

Por, në fakt Lulzim Basha nuk e di që zona e Astirit është Lagjja 14 dhe se Tirana nuk ka as Lagje 16 as Njësi 16. Njësia 16 nuk ekziston, përveçse në mendjen e kreut të PD.

Gafat e Lulzim Bashës në komunikimet e tij publike kanë pushtuar rrjetet sociale dhe janë ‘ushqim’ për meme, ku më pikantja është ajo 7X7=42.

Basha ka qenë kryetar Bashkie po s’mban mend asgjë nga ajo

*Tiranapost.al.