Politikë

Basha: Kjo që ndodhi sot në Kuvend ishte maskaradë!

Basha: Kjo që ndodhi sot në Kuvend ishte maskaradë!

Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi se me votimin në Kuvend për hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve, ai shkatërroi marrëveshjen e 5 qershorit, duke shkelur me këmbë ligjet dhe Kushtetutën. Ai tha se ajo që ndodhi sot në Kuvendin gjysmak ishte një maskaradë.

Por çfarë do bëjë opozita e bashkuar?

Në deklaratë për shtyp pak minuta më parë, Basha tha:

‘Atyre që na kërcënojnë do u tregomë se nuk ka kthim pas, Do vazhdojmë betejën për të mbrojtur demokracinë dhe për të fituar zgjedhjet bashkë me shqiptarët. Asgjë nuk e ndalon koalicionin për të ardhmen e fëmijëve tanë, fuqia është tek vota e qytetarit. Kjo e sotmja ishte maskaradë! Koaliconin e madh të shqiptarëve nuk e tjetërsojnë dot. Ditën e zgjedhjeve do vendosë vetëm vota e popullit shqiptar.

Deklarata e Lulzim Bashës:

Sot kuvendi gjysmak tregoi sërish e nuk udhëhiqet nga interesat e qytetarëve por të Ramës, Interesi i qytetarëve u shkel me këmbë nga kryeministri në ikje. Listat janë të hapura vetëm nga fundi,se Rama refuzoi propozimin tonë për ti hapur 100 % dhe për të mos prekur koalicionet, Kuvendi gjysmak shkeli me këmbë ligjet, shkeli kushtetutën, shkelën historinë tonë të përbashkët, konsensusin që u detyruan ta firmosin, Kurrë më parë në historinë tonë 30 vjeçare kushtetua nuk është ndryshuar në mënyrë të njëanshme, Kurrë më parë rregullat për procesin zgjedhor nuk janë vendosur vetëm nga partia në pushtet, Kanë qenë një produkt konsensual, Kurrë më parë një kryeministër nuk ka vënë në mënyrë kaq brutale interesat e tij ndaj të shqiptarëve. Rama do të marrë peng të ardhmen evropiane të shqiptarëve për karrigen e tij, Shqipëria i është dashur Ramës për interesat personale por nuk do ia dalë, Rama e di që koha e tij po mbaron, e ka humbur besimin e shqiptarëve. Do të manipulojë sistemin duke menduar se kështu zgjat pushtetin. Ndryshimet e njëanshme në shkelje të marrëveshjes se 5 qershorit janë të papranueshme.

Akti sot nuk e ndal ndryshimin por tregoi para shqiptarëve dhe partnerëve fytyrën e autokratit të tmerruar.

Atyre që na kërcënojnë do u tregomë se nuk ka kthim pas, Do vazhdojmë betejën për të mbrojtur demokracinë dhe për të fituar zgjedhjet bashkë me shqiptarët, Asgjë nuk e ndalon koalicionin për të ardhmen e fëmijëve tanë, fuqia është tek vota e qytetarit. Kjo e sotmja ishte maskaradë! Koalicionin e madh të shqiptarëve nuk e tjetërsojnë dot. Ditën e zgjedhjeve do vendosë vetëm vota e popullit shqiptar.

Basha me aleatët ishin në mbledhje, ndërkohë që Kuvendi miratoi me 106 vota pro ndryshimet kushtetuese.