Politikë

Basha me banorët e Unazës: Do ju paguaj shtëpitë me lekët që do ua marrim pushtetarëve të korruptuar

Basha me banorët e Unazës: Do ju paguaj shtëpitë me

Kreu i PD-së Lulzim Basha, në takim me banorët e Unazës së Re, iu tha se paratë për shtëpitë e prishura nga projekti, do të llogariten me vlerën e tregut. Ai tha se paratë do i mbledhë nga çdo pasuri që do ua konfiskojë pushtetarëve: Nuk ka rëndësi nëse i kanë, do u gjejmë kontot bankare të fshehura, në bashkëpunim me bashkëpunëtorët strategjikë, me pronat e paluajtshme, do ua konfiskojmë, dhe paratë do u shkojnë qytetarëve.

Basha me banorët e Unazës: Do ju paguaj shtëpitë me

Qytetari: Jua kërkojmë të anuloni projektin e devijimit deri në shtratin e lumit Lana.

Lulzim Basha:

Duan të zhvendosin shtratin e lumit se pushtetarët me mafiozët janë bërë bashkë, duan të pasurohen në kurriz të njerëzve. Ne nuk do e lejomë, çdo fjalë, zotim që kemi bërë bashkarisht, PD në emër të koalicionit unë që kam vnedosur firmën e fytyrën time, do i qëndroj pikë për pikë marrëveshjes me të gjitha familjet e cënuara nga afera korruptive e unazës së re. Për këtë nuk duhet të ketë asnjë fije dyshimi, por sot jam këtu t’ju them që paratë që ju paguhen me vlerën e tregut për pronat e prishura me padrejtësi, siç çdo dëm tjetër i shkaktuar nga Rama dhe qeveria e tij. Këto para do i nxjerrim nga çdo pasuri e pushtetarëve të pakorruptuar. Nuk ka rëndësi nëse i kanë, do u gjejmë kontot bankare të fshehura në bashkëpunim me bashkëpounëtorët strategjikë, me pronat e paluajtshme do ua konfiskojmë, dhe paratë do u shkojnë qytetarëve. Prandaj janë bërë si të tërbuar. Nuk durojmë dot më, ta heqim me 25 Prill.

*Tiranapost.al.