Politikë

Basha në Malësi të Madhe: Holanda mori hov në ekonomi nga erëzat

Basha në Malësi të Madhe: Holanda mori hov në ekonomi nga

Nga takimi me përfaqësues të Shoqatës së Bimëve në Malësinë e Madhe, Basha tha se në Holandë, erëzat sollën një hov të madh ekonomik. Duke treguar për vendin ku ka jetuar prej disa vitesh, ai tha: Edhe sot në Holandë, në gjuhën e përditshme të holandezëve kur duan të thonë që është shumë i pasur. Thonë që është si thes me piper. Kështu ka mbetur, ose kur duan të thonë është e shtrenjtë, thonë është e shtrenjtë si piperi. U ka ngelur nga mesjeta, erëzat i dhanë një hov dhe ngritën ekonominë dhe mori veten.

Kreu i PD u premtoi fermerëve se do të hiqen burokracitë dhe do ulë kostot e prodhimit që të kenë mundësi të fitojnë më shumë para.

“Do eliminohet çdo burokraci. Nga pronësia e deri tek NIPT-et. Numri i identifikimit do të jetë edhe NIPT për të. 100 milion euro në vit do të mundësojë që fermeri ta gëzojë punën e vet e të kthehet në shtresë të mesme. Fermerë punëtorë që krenohet me prodhimin e tyre. Të paktën 1 milion lekë të vjetra të ardhura në muaj. Do ulim kostot e prodhimit. E kemi studiuar që nga fidanët, farat apo kosto e naftës. Heqja e taksës Rama që e ka bërë të tretën më të shtrenjtë. Shqipëria mund të kthehet në shembull pozitiv, një nga këto është për bimët medicinale, apo erëzat.“

*Tiranapost. al.