Politikë

Basha në shkollën e mbyllur në Dajç: Do bëj gjithçka që njerëzit të mos ikin, do më ndihmoni?

Basha në shkollën e mbyllur në Dajç: Do bëj

Për 7 Mars, lideri demokrat Lulzim Basha ka vizituar shkollën "Shtjefën Maçi" në Dajç të Shkodrës, e cila është mbyllur këtë vit për shkak të largimit të banorëve të kësaj zone. Në një bisedë brenda ambienteve të shkollës me fëmijët, Basha u premton se do të bëjë çdo gjë që njerëzit, jo vetëm mos të largohen nga fshati, por as nga vendi.  

“Edhe unë jam mërzitur për gjithë këta njerëz që po ikin. Shih sa i bukur është Dajçi, shih sa e bukur është Shkodra. Pse duhet të ikin njerëzit prej këtej?! Do të bëj gjithçka që njerëzit të mos ikin as nga Dajçi, as nga Shkodra dhe për këtë më duhet ndihma e të gjithëve. Do të më ndihmoni apo jo?”, iu drejtua Basha fëmijëve.

Ai sqaroi më pas që nëse PD do të vijë në pushtet “do të garantojë shkolla të hapura në çdo cep të Shqipërisë dhe me alternativën për transformimin ekonomik të vendit do t'i japim fund largimit masiv të shqiptarëve”.