Politikë

Basha nga Durrësi: Opsioni i bashkëpunimit është dhe do jetë zero!

Basha nga Durrësi: Opsioni i bashkëpunimit është dhe do

Gjatë një takimi me strukturat e PD dhe qytetarë në Durrës, Lulzim Basha tha se do vazhdohet beteja me të gjitha mjetët. Ai përmendi ankimimet e rezultatit të zgjedhjeve në 9 qarqet për të cilat tha se është kryer masakër elektorale. Për ftesën e kryeministrit Rama për bashkëpunim gjatë mandatit të tretë qeverisës, Basha tha se opsioni i bashkëpunimit me krimin është dhe do jetë zero.

Lulzim Basha:

Fundi i kësaj beteje është 1 dhe vetëm 1, përmbysja e këtij regjimi dhe vazhdimi i betejës për ta çuar Shqipërinë drejt të ardhmes që meriton. Vullneti i shqiptarëve u tjetërsua. Për ata që thonë, që na bëjnë me faj, që na llogarisin si gabim, që nuk bëmë dhe ne aleancë me bandat, po ju them fare qartë.Për PD opsioni i bashkëpunimit me krimin është dhe do jetë zero. Sepse pushteti i marrë me krimin pjell vetëm krim. Nuk e kërkuam pushtetin për veten tonë, dorëzuam pushtetin për t'u bërë njësh me qytetarët shqiptar. Jemi më të bashkuar e më të vendosur se kurrë, deri në rrëzimin e regjimit Rama-Doshi.

*Tiranapost.al.