Politikë

Basha nuk është rrezik, por një kukull në duart e 3 xhajgadurëve

Basha nuk është rrezik, por një kukull në duart e 3

Ata që votojnë opozitën me 25 prill, në fakt po investojnë kundër reformës në drejtësi. Në konferencën për Drejtësinë që Duam, kreu i qeverisë përmendi Metën, Bashën dhe Kryemadhin si pengues të drejtësisë së re, ndërsa për Bashën tha se nuk është rrezik për demokracinë dhe drejtësinë, por: Fatkeqësisht duke qenë një politikan i dobët, pa karakterin e një lideri ai është një kukull në duart e tre xhagajdurëve të tjerë të cilin mund ta mbyllin Lulin në shtëpi për 30 sekonda.

Edi Rama:

Falë shkallimit të Ilir Metës 25 prilli është bërë 1 rrugë e 4 punë, e ça punësh. Do votohet për t’i hapur më tej rrugë drejtësisë në këtë vend, për të larguar nga kreu i vendit Ilir Metën, dënuar përfundimisht në ekzilin e tij dixhital Sali Berishën dhe dërguar Kryemadhin aty ku e ka vendin, tek pakica e pakicës.
Është dhe Lulzim Basha. Lulzim Basha nuk është një rrezik në vetvete as për demokracinë, as për drejtësinë. Fatkeqësisht duke qenë një politikan i dobët, pa karakterin e një lideri ai është një kukull në duart e tre xhagajdurëve të tjerë të cilin mund ta mbyllin Lulin në shtëpi për 30 sekonda. Keni para koalicion qesharak se sa një koalicion paszgjedhor, i nënshkruar para zgjedhjeve, mes dy partive që në zgjedhje hyjnë veç e veç. Është një koalicion tragjikomik.

*Tiranapost.al.