Politikë

Basha nuk përgjigjet nëse do vazhdojë të jetë në krye të PD-së po humbi zgjedhjet

Basha nuk përgjigjet nëse do vazhdojë të jetë në

A do të vazhdojë Lulzim Basha të jetë në krye të PD nëse humb zgjedhjet e këtij viti?
Kryeopozitari Basha i devijon pyetjes së gazetares gjatë intervistës në News 24 duke u përgjigjur:

“Pa pikë diskutimi që shqiptarët me 25 prill do zgjedhin ndryshimin dhe nuk do të ketë forcë që do ta ndal ndryshimin. Partia demokratike do të fitojë, opozita e bashkuar do të fitojë, socialistët do të kenë shansin që të rikthejnë partinë socialiste në një forcë progresive dhe jo në një bashkëpunëtorë të hapur të mafias siç e ka bërë Edi Rama, siç doli nga përgjimet”.

Sondazhi i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë MRB e nxori humbëse gjithë opozitën shqiptare, edhe nëse do jenë të bashkuar, krahasuar me Partinë Socialiste.

Ndërkaq Basha deklaroi po sot se emri i tij do të jetë si kandidat për deputet vetëm në Tiranë.