Politikë

Basha pas marrjes në pyetje në prokurori: Berisha, aleat i vyer i qeverisë

Basha pas marrjes në pyetje në prokurori: Berisha, aleat i vyer i
LSA photo.com

Kryetari Partisë Demokratike Lulzim Basha pas marrjes në pyetje nga prokuroria, që zgjati dy orë, ka dhënë një prononcim për mediat. Kryedemokrati është shprehur se kërkon që përgjegjësit të vendosen para drejtësisë dhe e ka quajtur Berishën aleat të vyer të qeverisë.

‘’Ditë në të cilën nuk do të kishim ardhur kurrë për interesat e askujt. Kjo është një nga dëmet që po i shkaktohet familjes tonë politike. Megjithatë ndonëse PD, ishim pre e një sulmi barbar dhe të dhunshëm. Kërkojmë që të vendosen përgjegjësit para drejtësisë dhe i them demokratëve që nuk do të biem në këtë kurth ku na do kundërshtari politik, por duhet të jemi në krye të betejës. Edhe tani Berisha me aktet e 8 janarit është dëshmuar si një aleat i vyer i qeverisë. Sot, kjo prokurori duhet të gëlonte nga personat e arrestuar për inceneratorët. Me aktet dhe veprimet e tij përçarëse, Berisha është përpjekur ta pengojë këtë. Dua të theksoj se ai nuk ia ka dalë. Së pari s’ja ka dalë të imponohet me aktet e dhunës, siç nuk imponohet asnjë pakicë. Demokratët ia kanë dalë të tregojnë se janë më shumë se një person i vetëm. PD mbetet një forcë politike e pjekur dhe do i japë fund tranzicionit’’, u shpreh Basha.

Tiranapost.al